Feja Islame

Shehadeti ne çastet e vdekjes

Shehadeti ne çastet e vdekjes

Ibn Kajimi thotë:
Shehadieti apo fjala "La Ilahe Ila Allah " në çastet e vdekjes ka efekte të mëdha në shlyerjen e mëkateve, ngase është një dëshmi prej një robi i cili i beson dhe e kupton realitetin e kësaj fjale.
 


Ibn Kajimi thotë:
Shehadieti apo fjala "La Ilahe Ila Allah " në çastet e vdekjes ka efekte të mëdha në shlyerjen e mëkateve, ngase është një dëshmi prej një robi i cili i beson dhe e kupton realitetin e kësaj fjale.
Epshet e tija kanë vdekur, është dobësuar shpirti i tij tiran dhe është nënshtruar pas degjenerimit dhe rebelizmit, është kthyer kah Allahu s.v.t pasi që ishte larguar dhe u mënjanuan dëshirat për të mira tëkësaj bote. Dhe u paraqit para krijuesit, shpikesit dhe ndihmesit të saj ne menyrën më të nënçmuar dhe me më shpresë për mëshirën e Allahut dhe faljen e tij, e shfaq tevhidi njëshmërinë pasi që janë mënjanuar shkaqet e shirkut,dhe u kuptua se është e kotë .
U larguan nga ai ata sfida dhe dëshira me të cilat ishte i preokupuar dhe e mblodhi të giitha mundet dhe qëllimet dhe ishte i preokupuar si do të paraqitet para Allahut s.v.t.
Ju drejtua Allahut s.v.t me giithë trupin e tij, me zemrën dhe shpirtin e tij, ju nënshtrua vetëm Allahut s.v.t ,u barazua e jashtmja dhe brendshme dhe e shqiptoi fialën "La Ilahe Ila Allah" me sinqeritet nga zemra pasiqë zemra e tij u shmangë nga mbeshtetja tek tjetërkush dhe kerkimi ndihme praj dikujt tjeter jashte Allahut s.v.t .
Janë larguar të gjitha të mirat e kësaj bote nga zemra e tij dhe është afruar kthimi tek krijuesi i saj u shua shkëndija e epsheve,u mbush zemra me dashuri ndaj xhenetit, dhe u bë dita e gjykimit para syve të tije e dashur kurse dynjaja dhe të mirat e kësaj bote i la pas shpine.
Andaj kjo dëshmi "shehedat" e sinqertë është vula dhe përfundimi i veprave të tija, e kjo fjalë e sinqertë e pastruar prej mëkateve dhe e futë në xhenet ngase e takoi Allahun s.v.t me dëshminë e sinqertë dhe me fjalën "La Ilahe Ila Allah "
dhe u përputhën e jashtmja dhe me ata që ishte në zemër dhe e fshehta dhe e dukshmja.
Po ta thoshte këtë fjalë në këtë mënyrë dhe në këtë gjendje në ditet kur ishte i shëndosh do të nevrikosej nga kjo botë dhe banorët e saj, e do të kthehej tek Allahu s.v.t e do të gjente dashamirësi dhe ngrohtësi tek Allahu s.v.t e jo tek dikush tjetër.
Por kur ishte i shëndosh dëshmoi me zemër të mbushur me epshe dhe dashuri ndaj të mirave te kësaj bote dhe shpirt të mbushur me kërkimin e pozitës dhe të mbështeturit tek dikush tjetër, por po të thoshte këtë fjalë ashtu siç e thotë njeriu në çastet e vdekjes do të kishte tjetër jetë e jo jetë shtazarake.
 
 
 
Shejh Ibn Kajim el-Xhevzi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Abdyl Fuga

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk