Feja Islame

Feja është këshillë

Feja është këshillë

 Nga Temim Ed-darij r.a. (All-llahu qoftë i kënaqur me të ) ka thënë: Tha i dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Feja është këshillë, feja është këshillë, feja është këshillë!” E pyetën sahabet dhe i thanë: Për kend është këshillë o i dërguari i All-llahut? Tha: “Për All-llahun, për Librin e Tij (Kur'anin), për të dërguarin e Tij, për prijësat e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi.” (transmeton Muslimi)

E ka përsëritur i dërguari i All-llahut s.a.v.s. këtë fjalë duke i kushtuar shumë rëndësi për peshën që ka kjo fjalë, duke i treguar umetit (ndjekësve të tij) që të dinë me një dije të vërtetë se feja e gjitha (brenda dhe jashtë saj)  është e përmbledhur në këshillë dhe kjo është qe ti kryesh të plota këto pesë të drejta (kushte).

Këshilla për All-llahun është:

Ta njohësh dhe ta njesosh All-llahun e Madhëruar, ta njësosh Atë me cilësitë e Tij të plota në atë formë që nuk i ngjason Atij askush në asnjë mënyrë nga mënyrat, ta adhurosh All-llahun me një adhurim të plotë haptazi dhe fshehurazi dhe t'ia dedikosh All-llahut adhurimin tënd në çdo kohë, ta adhurosh All-llahun mes frikës dhe shpresës duke kërkuar falje prej Tij dhe duke u penduar gjithmonë për gjynahet që bën.

Sepse njeriu gjithmonë lë mangut obligimet që ia ka caktuar All-llahu, ose i bën disa gjëra që All-llahu i ka ndaluar, me pendim të vazhdueshëm dhe duke kërkuar falje nga All-llahu mund ti zërë këto mangësi që ka bërë, apo len duke i plotësuar ato që ka lënë mangut.

Këshilla për Librin e All-llahut (Kur'anin) është:

Ta mësosh atë dhe ta reflektosh (mendohesh në ajetet e tij), ti mësosh fjalët e tij dhe kuptimet e tyre dhe të praktikosh ajetet e Kur'anit duke punuar me to në veten tënde dhe tek të tjerët.

Këshilla për të dërguarin e All-llahut është:

Të besosh të dërguarin e All-llahut dhe ta duash atë, ta duash më shumë se vetën tënde, me shumë se pasurinë tënde, më shumë se fëmijët e tu, ta ndjekësh atë në bazat e fesë dhe në degët e saj, ti japësh përparësi fjalës së Tij nga çdo fjalë e njerzëve dhe të tregosh kujdes që të udhëzohesh me udhëzimin e Tij  dhe ta ndihmosh fenë e Tij.

Këshilla për prijësat e muslimanëve është:

Ata janë të parët e tyre duke filluar nga prijësi më i madh që është halifja duke vazhduar me prijësat nëpër vende të ndryshme dhe gjykatësit e tyre dhe të gjithë ata që kanë përgjegjesi tek muslimanët. Tu bindesh atyre dhe ti këshillosh ata për atë që është e dobishme për ta dhe për muslimanët, dhe ti këshillosh ata që të drejtohen në atë që ka dobi për ata dhe për muslimanët, dhe duke kryer obligimet e tyre.

Këshilla për mbarë muslimanët është:

Të duash për muslimanët atë që do për veten tënde, dhe të urresh për ata atë që urren për vete dhe të punojë për këtë sipas mundësisë. Sepse kush e do një gjë ai punon për ta arritur atë (që ta këtë atë) dhe punon që ta plotësojë dhe ta realizojë  atë.

I dërguari i All-llahut e ka shpjeguar fjalën këshillë me këto pesë çështje të cilat përmbledhin:
Të kryesh obligimet e All-llahut,
Të punosh me ligjin (Kur'anin) e All-llahut,
Ta besosh dhe ta duash të dërguarin e All-llahut,
T'i njohësh të drejtat e muslimanëve në të gjitha lëmitë e jetës dhe në të gjitha shtresat e tyre (muslimanëve).

Pra, kjo e përmbledh fenë të gjithën dhe nuk mbetet gjë që nuk është futur në të në këto fjalë të përmbledhura dhe kuptimplota. All-llahu e di më së miri!.


 
Marrë nga libri:
Nehxhetu Kulubi El-Ebrar ve Kurretu
Ujuni El-Ahjar fi sherh Xhevami'i El-Ahbar

Abdurrahman bin Nasir Es-Sadi
Përktheu:
Bilbil Talla

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk