Feja Islame

Çka donë të thotë të besosh në Ditën e Fundit?

Çka donë të thotë të besosh në Ditën e Fundit?

 

Çka donë të thotë të besosh në Ditën e Fundit është se:

 

Të besosh me vendosmëri se çdo gjë që na ka treguar Allahu në librin e Tij dhe atë që na ka treguar i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) se çka do të ndodhë pas vdekjes, se me të vërtet do të ndodhë dhe atë që do të pasojë. Ajo përfshin të besosh në shenjat e Orës e cila do të ndodhë para Ditës së Fundit; të besosh në vdekjen, dhe atë që vije pas vdekjes, pra belat e varrit dhe dënimet apo bekimet që ndodhin aty, fryrja e burisë dhe ringjallja; të qëndruarit dhe llahtarit e Ditës së Ringjalljes; detajet e të tubuarit dhe llogaritja; Xheneti dhe kënaqësitë e tij, e më e madhja prej tyre do të jetë të shikuarit në Fytyrën e Allahut; Xhehnemi dhe dënimet e tij, dhe më e ashpra prej tyre do të jetë që ata do të pengohen prej të shikuarit të Zotit të tyre. Dhe besimi në Ditën e Fundit përfshin që të veprosh në pajtueshmëri me atë çka kërkojnë këto bindje.

 

Nëse kjo bindje është e sendërtuar thellësisht në zemrën e një personi, do të sjellë fryte të mëdha, duke përfshirë edhe këto në vijim:

 

1 – Dëshira për të kryer akte të nenshtrueshmërisë dhe ibadetit, dhe përpjekja e madhe për të vepruar ashtu, me shpresë për të arritur shpërblime në atë Ditë.

 

2 – Frika për të bërë mëkate dhe të aprovuarit e tyre, prej frikës së dënimit të asaj Dite.

 

3 – Besimtari do të jetë i rehatshëm për çdo gjë që i kalon prej lukseve dhe kënaqësive të kësaj bote, për shkak të shpresës së tij për kënaqësitë dhe shpërblimet e botës së ardhshme.

 

Ne e lusim Allahun e Gjithëfuqishëm që të na bekoj me besim të sinqertë dhe bindje të palëkundshme të besimit...Amin.

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk