Feja Islame

Katar: 1400 veta pranojnë Islamin

31/10/2009 02:33

Katar: 1400 veta pranojnë Islamin
Një numër prej 1,400 personave janë konvertuar në Islam në Qendrën Islamike Kulturore të Katarit (Fanar) këtë vit, sipas një raporti të fundit të lëshuar nga qendra.

Raporti vjetor për vitin 2008-2009 i cili vuri në dukje arritjet e Fanar-it, tha se muslimanët e rinj ishin nga 20 kombësi dhe fe të ndryshme. Rreth shkaqeve të tyre për pranimin e Islamit raporti përmend disa raste si: Martesa me musliman, mënyra e jetesës së muslimanëve, të lexuarit për Islamin, midis arsyeve të tjera edhe dyshimi në lidhje me besimin e mëparshëm.Aisha, një 51-vjeçare emigrante nga Rusia, u citua të ketë thënë se ajo u konvertua nga Krishterimi pas leximit për Islamin në Katar, ndërsa Sally, një emigrante libaneze tha se vendimi i saj të martohet për një musliman është faktori kryesor dhe se ajo ishte më e bindur për ta pranuar Isain a.s si një profet të Zotit se sa më tepër si një djalë të Zotit.George, i cili tani morri emrin si Abdullah Gul, tha se kolegët e tij në vendin e punës e kanë ndihmuar atë për ta kuptuar Islamin, ndërsa Moazi tha se ai ishte hindu dhe vendosi për ta përqafuar Islamin për t'u shpëtuar nga stigmatizimet e të quajturit si Dalit në besimin e tij të mëparshëm.Qendra ofron disa programe për jo-arabët si dhe jo-muslimanët duke përfshirë kurse në gjuhën arabe, kaligrafinë arabe dhe artet islame si dhe mbi Sheriatin Islam. / gulf- times.com Përktheu: Naim Berisha

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk